Edhe një ditë tjetër pushim për punonjësit e administratës, zbulohet data

Shqipëria

Edhe një ditë tjetër pushim për punonjësit e administratës, zbulohet data

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:37
Komisioni i Ligjeve

Një lajm i mire për të gjithë ata që punojnë në administratë, pasi do tu shtohet edhe një ditë pushim.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva.

Sipas Zervës është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet. 

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat