Sherr në mbledhjen e Partisë Socialiste

Shqipëria

Sherr në mbledhjen e Partisë Socialiste

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:59
Ilustrim

Mes simpatizantë të PS-së në Dibër duket se ka pakënaqësi, dhe kjo është shprehur ditën e sotme në një mbledhje të zhvilluar, ku e pranishme ka qenë edhe koordinatorja e PS për këtë qark, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Muharrem Rama.

Mësohet se mbledhja është shoqëruar me tensione të larta, ku socialistët janë ankuar se nuk po gjejnë hapësira për të filluar punë, pasi të gjitha postet po i merr PDIU.

Ata kanë paralajmëruar kryen e Bashkisë së dibrës si dhe Xhaçkën, se do të largohen nga partia nëse nuk do të ndërhyhet për të rregulluar këtë problem.  

Ne do të tërhiqemi nga PS sepse nuk gjejmë dot një vend pune ndërsa partia e Çamëve ka punësuar kë ka dashur” janë shprehur ata në mbledhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat