Raporti i Komisionit Europian: Ekonomia shqiptare u ngadalësua, ja pse

Shqipëria

Raporti i Komisionit Europian: Ekonomia shqiptare u ngadalësua, ja pse

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:06
Ilustrim

Ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e tretë të vitit në Shqipëri, në 3.5% (nga 4.1% në tremujorin e parë dhe 4% në të dytin), për shkak të ngadalësimit të dukshëm të formimit bruto të kapitalit fiks dhe një tkurrje në eksportet e mallrave.

Ky është konstatimi i Komisionit Europian në raportin e tremujorit të katërt për vendet kandidate dhe potencial kandidate. Shpenzimet konsumatorë vijuan të forcohen me një rritje prej 3.3%, në linjë me forcimin e besimit dhe rritjen e pagave në sektorin shtetëror. Rritja e formimit bruto të kapitalit fiks u ngadalësua dukshëm në tremujorin e tretë, nga 14.9% në tremujorin e dytë në 3.8 %, teksa dy projektet e mëdha të energjisë kanë hyrë në fazën finale, thekson raporti. Eksportet u ngadalësuan me rritje vjetore prej 11.4% nga 17.8% në tremujorin e mëparshëm.

Eksportet e shërbimeve u rritën me 14.3%, të mbështetura nga turizmi, që ka qenë në rritje të vazhdueshme. Eksportet e mallrave, megjithatë, ishin zhgënjyese, me një rënie prej 1.1% duke ndjekur një performancë të fortë në tremujorët e mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat