Ish- ministri: Ndryshimet që nxjerrin blof socialistët, Rama kërkon kontrollin e SPAK-ut

Shqipëria

Ish- ministri: Ndryshimet që nxjerrin blof socialistët, Rama kërkon kontrollin e SPAK-ut

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:15
Ylli Manjani

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon në lidhje me kërkesën e PS-së për ndryshimin e kodit të procedurës penale për arrestimin e deputetëve.

Manjani shkruan se Rama kërkon që të kontrollojë edhe SPAK-un, që të kërkohen prova për deputetët para se çështja të shkojë në gjykatë.

Reagimi

Rregullorja anti-SPAK e hashashit.

E lemë mënjanë argumentin që rregullorja e Kuvendit për herë të fundit u miratua me konsensus, të kërkuar nga Edi Rama.

Në fakt në emër të konsensusit që ju dha, ai shtyu në kohë marrjen e statusit kandidat. Por, nejse! Ta lëmë mënjanë këtë.

Të merremi pak me arsyen përse po e ndryshojnë rregulloren tani?

Duan të kontrollojnë SPAK-un. I kërkojnë atij prova para se ato t’i paraqiten gjykatës!

Kushdo e di tashmë që provat, kur dalin në pazar, nuk ka gjykatë që i vlerëson si të rregullta.

Pra, le të lodhet sa të dojë SPAK-u për të mbledhë prova se i shkatërron Rilindja me rregullore!

Jo me Kushtetutë, as me ligj, thjesht me rregulloren e brendshme!

Natyrisht, kjo procedurë vlen për rilindasit, jo për të tjerët.

Të mos e hapim argumentin tjetër, si e mbrojtën Saimirin, kur s’paska pasur as rregullore?! Ndryshimi që propozojnë i nxjerr vetë bllof dhe i zë në flagracë duke dhunuar çdo ligj!

Po kur thonë se e duan reformën më shumë se të gjithë?!

Natyrisht sa të jenë me imunitet e duan. Kur të mos jenë ku do shkojnë? Në emigracion?

Të shohim!

Hë për hë veprojnë ligjet e hashashit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat