Edhe reforma e ujit bëhet me burgut! Qeveria paralajmëron qytetarët: Ju kallëzojmë nëse…

Shqipëria

Edhe reforma e ujit bëhet me burgut! Qeveria paralajmëron qytetarët: Ju kallëzojmë nëse…

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:28
Ilustrim

Të gjithë qytetarët të cilët kanë lidhje të paligjshme nuk i deklarojnë ato që më pas të lidhin kontratë me ndërmarrjet e ujësjellësave, atëherë ndëshikimi do të jetë ndjekje penale.

Zv/ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati, ka mbledhur në një tryezë prefektët e të 12 qarqeve në Shqipëri, për t’u thënë atyre që të sensibilozojnë qyetarët, pasi nga data 1 Shkurt aksioni do të nisë derë më derë dhe do të penalizohet çdokush që nuk ka kontratë uji.

“Duhet kujtuar që 1 Shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do penalizohet sikundër e parashikon ligji”.

Qeveria kërkon që shembulli i parë të jepet nga punonjësit e adminsitratës publike, për këtë arsye prefektëve iu kërkua që të monitorojnë çdo institucion që rezulton debitor apo ka nëpunës që nuk kanë kontratë uji.

“Gjithë institucionet publike të formalizojnë formën e tyre të bashkëveprimit me shoqëritë. Pra, të kenë kontratë ujëmatësi. Pika e dytë që kërkohet vëmendja juaj është pjesa e monitorimit të vazhdueshëm të procesit të aksionit që po zhvillojnë bashkitë”.

Aksioni për formalizimin e sektorit të ujit do të përfshijë edhe të gjithë bizneset dhe familjarët të cilët kanë pus në mjediset e tyre. Një nisëm ligjore e miratuar nga qeveria është dorëzuar në kuvend, për të bërë formalizimin edhe të kësaj pjese të burimeve ujore. Sipas të dhënave zyrtare, kapacitetet e ujit të pijëshëm në Shqipëri janë 20% më të larta edhe nëse do të kishte shërbim 24 orë, por një pjesë e tij shpërdorohet. Deri tani raportohet të jenë lidhur 6 mijë kontrata të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat