Spaho: Propozimet e maxhorancës për t'i shpëtuar drejtësisë nëse përsëritet rasti "Tahiri"

Shqipëria

Spaho: Propozimet e maxhorancës për t'i shpëtuar drejtësisë nëse përsëritet rasti "Tahiri"

Më: 18 janar 2018 Në ora: 22:37
Edmond Spaho

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Edmond Spaho ka thënë se propozimet e maxhorancës janë të papranueshme pasi sipas tij e forcojnë imunitetin e deputetit para ndaj drejtësisë.

Spaho tha se kjo po bëhet në mënyrë që ti paraprihet situatës nëse ndonjë nga anatarët e qeverisë gjendet në pozita si ato të Tahirit ku kërkohet heqja e imunitetit nga ana e Prokurorisë.

Sipas Spahos përmban tre element të papranueshëm 

1-Prokuroria  duhet të paraqesë prova në Kuvend. 

2- Të votohet me 71 vota. 

3-Të votohet në mënyrë të hapur

Spaho tha se kjo është e papranueshme sepse Kuvendi nuk mund të vlerësojë provat.

“Imuniteti i deputetëve duhet të lehtësohet dhe jo të shtohen masat kur prokuroria këkon heqjen e imunitetit. Qëndrimi ynë është që kur Prokuroria në çdo rast kërkon heqjen e imunitetit, ne jemi pro. 

Por ndryshimet që synon maxhoranca mund ti paraprijnë zhvillimeve të tjera që mund të ketë në vend, kur anëtarë të qeverisë të vihen para drejtësisë si në rastin e Tahirit, pra po bëhet përgatitje për ti mbrojtur kur të ketë kërkesë për heqjen e imunitetit për ti hetuar, por kjo nuk mund të ndodhë se nuk është Kuvendi ai që vlerëson provat por gjykatat.

Propozimi përban tre elemetë të papranueshëm,  që Prokuroria të paraqesë provat në Kuvend, së dyti të votohet me 71 vota, dhe të votohet në mënyrë të hapur, të 3 këto propozime janë të papranueshëm.

 Kuvendi nuk është gjykatë por shpreh vullnetin politik nëse është I gatshëm për tja lënë deputetin për hetim Prokurorisë. Ne do ta kundështojmë këtë me të gjitha mundësitë. Do të informojmë edhe komunitetin ndërkombëtar dhe me këtë rast do të shihet se kush e do reformën në drejtësi”, tha Spaho.

Ai u shpreh gjithshtu se nuk është rënë dakord me maxhorancën për ndryshimet, ashtu siç u shpreh sot Taulant Balla, i cili tha se kreu i PD-së ngatërron ligjin me rregulloren pasi propozimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit bëhet për të reflektuar ndryshimet kushtetuese dhe se për këtë ishin marrë vesh.

“Di që Balla është shprehur sot se gjoja ka qenë dakordësuar për ndryshimet me PD-në por është gënjeshtër, nuk kemi biseduar për ndryshime të rregullores në këtë linjë”, tha Spaho në "Faxnews".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat