Ishte dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas 41-vjeçari

Shqipëria

Ishte dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas 41-vjeçari

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:41
Kristian Deda

Policia e Shtetit ka bërë të mundur ditën e djeshme arrestimin e një të kërkuar, pasi ishte dënuar nga gjykata për një vrasje.

Siç bëhet e ditur, nga policia italiane është kthyer Kristian Deda,  41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian.

Mësohet se gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e tij.

Pas një pune hetimore prej 4 orësh, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin  kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të tij të depërtuar.

Bëhet fjalë për Agron Lleshaj,  41 vjeç, banues në Mamurras, i cili ishte dënuar mungesë  nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin Nr. 72 datë 16.01.2001, me 18 vite burg.

Agron Lleshaj  iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Në vitin 2000, në aksin nacional Tiranë - Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i Policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vjedhje me pasojë vdekjen", me identitet të dyfishtë. 

Me datë 18.01.2018, nga policia italiane është kthyer deportiv  shtetasi  Kristian Deda,  41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian. 

Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas,  kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi.

Pas një pune profesionale hetimore prej 4 orësh,  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin  kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të deportuar, konkretisht:

 Agron Lleshaj,  41 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi i lartpërmendur është i dënuar në mungesë  nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin Nr. 72 datë 16.01.2001, me 18 vite burg.

Shtetasi  Agron Lleshaj  iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin  e Policisë Kurbin, kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për këtë shtetas, për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer  në bashkëpunim” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake”dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Nenet 141 e 25, 278/2 dhe 280 të Kodit Penal

Ky shtetas, me datë 09.04.2000 në aksin nacional Tiranë - Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat