Berisha: Rama tani do të bëhet edhe kryegjykatës

Shqipëria

Berisha: Rama tani do të bëhet edhe kryegjykatës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:08
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërkesën e PS-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

Këto ndryshime, ish-kryeministri i quan si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të kapur drejtësinë.

“Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij! Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit. Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat