PD letër Kuvendit: Kandidatët për KLP e KLGJ nuk plotësojnë kushtet

Shqipëria

PD letër Kuvendit: Kandidatët për KLP e KLGJ nuk plotësojnë kushtet

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:13
Partia Demokratike

Partia Demokratike i ka drejtuar sot një letër Kuvendit dhe ambasadorëve në vend, në lidhje me vendimet e fundit për Reformën në Drejtësi.

Në letër theksohet se Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka marrë kompetencat e nënkomisionit për zgjedhjen e KLP dhe KLGJ.

PD shkruan se nga ana e Kuvendit janë zgjedhur kandidatë për KLP e KLGJ që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme. Sipas selisë blu, përzgjedhja e kandidatëve nuk është bërë e koordinuar dhe mbikëqyrur nga Komisioni i Pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat