Arrestimi i avokatit, si i përvetësoi me mashtrim 1.7 milionë lekë klientit - Bota Sot
Arrestimi i avokatit, si i përvetësoi me mashtrim 1.7 milionë lekë klientit

Shqipëria

E hënë, 24 shtator 2018

Arrestimi i avokatit, si i përvetësoi me mashtrim 1.7 milionë lekë klientit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Policia e Tiranës arrestoi dje një avokat 35- vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha, fshehje të të ardhurave dhe falsifikim dokumentesh. Burime nga Policia thanë se Gazmir Xhurxhi u arrestua nga oficerët e Antikrimit Ekonomik gjatë operacionit të koduar “Avokati”.

Xhurxhi ishte denoncuar para disa ditësh nga klienti i tij, shtetasi me iniciale H.D., 59 vjeç, nga Klosi. Ky i fundit kishte fituar një dëmshpërblim për një padi civile, por nuk kishte arritur ta merrte të gjithë shumën e parave, pasi një pjesë i ishte përvetësuar nga përfaqësuesi i tij ligjor. Burimet thanë se avokati Xhurxhi, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, kishte arritur të përvetësonte një pjesë të shumës së parave që i takonte klientit të tij. Bëhet fjalë për 1.7 milionë lekë të rinj, të cilat avokati ia kishte marrë klientit të tij nëpërmjet mashtrimit. Hetimet e kryera nga oficerët e Antikrimit Ekonomik të Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan mashtrimin e kryer nga avokati Gazmir Xhurxhi, i cili u arrestua pasditen e djeshme. “Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale ‘Mashtrim në shuma të mëdha’, ‘Fshehje të të ardhurave’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’ parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi shtetasi Gazmir Xhurxhi, me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.7 milionë lekë të rinj, duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente shtetasit H.D, 59 vjeç, banues në Klos”,- tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test