Rama replikon me ish-drejtorin e Policisë: Boll u more me…

Shqipëria

Rama replikon me ish-drejtorin e Policisë: Boll u more me…

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:48
Edi Rama

Reagime të shumta ka ngjallur postimi i bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, pas vizitës në shtëpinë e një vajze, ku ka premtuar se fishat e diabetit do të rimbursohen.

Njëri prej tyre, të cilit kryeministri i është përgjigjur, është ish-drejtori i Policisë Ndërtimore, Mit’hat Havari, me të cilin Rama ka bashkëpunuar kur ishte kryebashkiak, gjatë aksionit për prishjen e kioskave nëpër Tiranë.

Replikat

Havari: Boll u more me “armiqtë e klasës”, merru me punë tani, se Shqipëria ka njëmijë e një halle!.

Rama: Miku im, uroj të jesh mire dhe unë me pune, siç e di edhe ti, merrem përditë sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet më shumë ke të drejtë.

Havari: Nuk i mohon kush punët e bëra aq më shumë populli i thjeshtë që ti vet thua nuk ja hedh njeri, por ama do ketë dhe mendim ndryshe, atëherë ç’u kuptua që jetojmë në sistem demokratik?!.

Këtu mos harrojmë që je vet një protagonist i së kundërtës, ndaj për detyrën e lartë që populli shumicë të ka besuar i bie dhe të tolerosh, e jo dhëmb për dhëmb si i thonë fjalës.

Unë mendoj kështu kuptohet si një njeri i zakonshëm i këtij vendi. Të shkoftë mbarë dita!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat