Makina e mamasë merr më qafë shqiptarin, i gjendet 1 mln euro kokainë e pastër

Shqipëria

Makina e mamasë merr më qafë shqiptarin, i gjendet 1 mln euro kokainë e pastër

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Policia italiane ka sekuestruar 7 kg kokainë të pastër ndarë në pjesë gati për trafik. Aksioni është bërë nga policia italiane, sipas ANSA, e cila shkruan se në pranga u vu një shqiptar 34 vjecar.

Shkak për ndalimin e tij u bë automjeti Hyundai, me të cilin udhëtonte shqiptari. Policia ka verifikuar targën dhe ka konstatuar se makina, pronë e një gruaje, mamaja e 34-vjecarit, e cila kishte shumë gjoba të papaguara.

Gjatë kontrollit policia pa me dyshim tapicerinë e cila ishte shumë më e lartë se zakonisht. Vlera e mallit të sekuestruar llogaritet në 1 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat