Një muze për Gjon Milin në qytetin e lindjes

Shqipëria

Një muze për Gjon Milin në qytetin e lindjes

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Në qytetin e Korçës po realizohet ndërtimi i Muzeut “Gjon Mili”. Godina e “Shtëpisë Rumune” do të ketë një tjetër rikonceptim. Në të, tashmë si muze, do të ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili.

“Një tjetër vlerë shtohet në qendër të qytetit për t’i dhënë vlerësimin e merituar fotografit korçar me famë botërore. Falë mbështetjes, kjo hapësirë do të kthehet në një pikë atraksioni për turistët dhe dashamirësit e artit dhe kulturës”, shkruhet në një postim në rrjetin social “Facebook” të Bashkisë së Korçës. Projekti, tashmë i nisur, është menduar që të përfundojë gjatë muajit maj.

Fotografi kosovar, Burim Muftiu, në vitin 2001, është themeluesi për krijimin e Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë me emrin “Gjon Mili” ku marrin pjesë artistë nga gjithë bota.

“Në asnjë sferë të arteve të tjera shqiptarët nuk janë prezantuar aq denjësisht sa me punën e Gjon Milit. Ai konsiderohet një nga 100 fotografët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është futur edhe në enciklopedinë e fotografisë artistike botërore, dhe në përmbledhjen “Phaidon”, ndër 500 fotografët më të mirë, bashkë një foto të Kel Marubit, “Dorëzimi i armëve”. Kështu që ka dhënë kontributin e tij dhe mburremi që e patëm”, është shprehur Myftiu për punën e Milit.

Fotografi shqiptaro-amerikan Gjon Mili, në qytetin e origjinës së tij shqiptare, Korçë, për disa vite ka pasur një kënd të konceptuar si muze në Pallatit të Kulturës “Guri Madhi”. Në një dhomë të vogël ekspozoheshin15 foto realizuar nga Mili: portrete artistësh, modele, që menjëherë të përfshijnë në kapjet spektakolare të imazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat