Kotzias mbërrin në Korçë nën masa të rrepta sigurie

Shqipëria

Kotzias mbërrin në Korçë nën masa të rrepta sigurie

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:20
Korçë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka mbërritur në Korçë, ku pritet të nisë edhe takim 3 ditorë me homologun e tij shqiptar Dimir Bushati.

Hoteli ku do të qëndrojnë Bushati dhe Kotzias është nën masa të rrepta sigurie.

Takimi vjen në vazhdën e bisedimeve mes palëve për çështjet që ende nuk kanë gjetur dakortësinë siç është ai i ligjit të luftës apo dhe çështje të tjera lidhur me kufirin dhe minoritetin grek në vendin tonë.

Kotzias mbërriti në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës, ndërsa mësohet se ai do të qëndrojë në vendin tonë për tri ditë. Ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat