MPJ dënon gjuhën e urrejtjes në qytetin e Manastirit

Shqipëria

MPJ dënon gjuhën e urrejtjes në qytetin e Manastirit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon gjuhën e urrejtjes e shfaqur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, adresuar kundër shqiptarëve atje. 

Ministria thekson se nuk është hera e parë që mbishkrime të tilla shfaqen në qytetin historik ku u zhvillua kongresi historik i Gjuhës Shqipe.

Reagimi i plotë: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.

Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat