Deklaratë e fortë e Braimllarit: Shqipëria po kthehet në vend tranzit të heroinës

Shqipëria

Deklaratë e fortë e Braimllarit: Shqipëria po kthehet në vend tranzit të heroinës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:29
Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, deputet i LSI-së, shprehet se tashmë problemi në Shqipëri nuk është më hashashi, por drogat e forta.

 Ai theksoi se Shqipëria po kthehet në një vend transit të drogërave të forta, heroinës dhe kokainës.

“Autobuzi ku u gjet droga sot ishte pjesë e një agjencie ku pronar është një drejtues policie i Korçës”, tha deputeti i LSI-së.

Në vijim ai shtoi se kjo qeveri nuk ndjek asnjë politikë në favor të qytetarëve.

“Ne i kemi bërë thirrje çdo qytetari të marrë pjesë një protestë, ajo nis në orën 12:00 dhe nuk dihet kur mbaron, pasi kjo është një protestë e qytetarëve.

Do të jetë një protestë qytetare, paqësore dhe do t’i përgjigjet situatës që po kalon vendi, që nis nga varfëria, mbyllja e bizneseve, kërcënimeve me burg të qytetarëve se nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e ujit, ndërkohë që nuk fut në burg ata zyrtarë që abuzojnë me ligjin, me paratë e shqiptarëve”, tha Braimllari.

Sipas tij, nëse ka një person që duhet të përfundojë pas hekurave është Edi Rama që është kryeministri që ka abuzuar me paratë publike, jo vetëm me koncesionet, por me çdo gjë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat