“Hajdutët e energjisë”, OSHEE: Brenda 2 ditëve u zbuluan 16 raste

Shqipëria

“Hajdutët e energjisë”, OSHEE: Brenda 2 ditëve u zbuluan 16 raste

Më: 20 janar 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet Lezha dhe Puka, OSHEE vijon kontrollet për verifikimin e abonentëve në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit nga grupet operative të terrenit tregojnë se, nga kontrollet e dy ditëve të fundit, janë zbuluar edhe 16 raste të tjera të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë.

Deri më tani, në 7 ditë kontrolle, janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.

“Theksojmë se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë, në kushtet kur rajoni Shkodër paraqet tregues larg objektivit me nivelin e humbjeve dhe arkëtimeve”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat