Basha: Në 27 janar do t’i themi ndal qeverisë që ka braktisur njerëzit

Shqipëria

Basha: Në 27 janar do t’i themi ndal qeverisë që ka braktisur njerëzit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 10:36
Pamje nga vizita

Në 27 janar do t’i themi ndal qeverisë që ka braktisur njerëzit e thjeshtë, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vizitën që ka zhvilluar sot në një familje me vështirësi ekonomike.

“Në familjet e Xhemal Domit dhe  Baftjar Dokut, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike. Kryefamiljarët më treguan për luftën e përditshme për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve të tyre”, shkruan Basha në facebook.

Sipas kryetarit të PD-së, Bashës, zgjidhja e vetme për të dalë nga vështirësitë ekonomike janë protestat.

“Ndihma ekonomike mjerane nuk mjafton! Në #27janar do t’i themi ndal kësaj qeverisjeje që i ka braktisur njerëzit e thjeshtë. #bashkohu”, shkruan Basha, duke postuar në statusin e tij dhe foto të takimit me familjen Doku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat