“Dora e hekurt” e Arta Markut: Brenda janarit largohen 30 prokurorët e komanduar

Shqipëria

“Dora e hekurt” e Arta Markut: Brenda janarit largohen 30 prokurorët e komanduar

Më: 20 janar 2018 Në ora: 10:56
Arta Marku

Gjatë ditës së sotme kryeprokurorja Arta Marku firmos ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve.

Mësohet se prokurorët e komanduar do të kthehen pranë prokurorive ku janë emëruar.

Brenda janarit do të ndërpriten të gjithë komandimet e prokurorëve.

 Deri tani janë ndërprerë komandimet për 6 prokurorë.

Ndërsa mësohet se në të gjithë vendin përllogariten rreth 30 prokurorë të komanduar.

Pak ditë më parë ajo firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat