Borë në Kukës, qarkullim me zinxhirë në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Borë në Kukës, qarkullim me zinxhirë në Rrugën e Kombit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:30
Pamje nga Kukësi

Pasditen e sotme kanë rinisur reshjet e borës në Verilindje të vendit. Mësohet se në Kukës bora arriti në pak minuta në 10 cm trashësi, ndërsa zonat malore deri në 15 centimetra.

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Kombit u vështirësua si pasojë e borës dhe mjegullës. Borëpastrueset nisën menjëherë punën, duke larguar dëborën, ndërsa po hidhet edhe kripë e skorje në rrugë.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat