Historia e trishtë e 23- vjeçares: S’u plotësoj dot kushtet fëmijëve, dua ndihmë për kurimin e tyre

Shqipëria

Historia e trishtë e 23- vjeçares: S’u plotësoj dot kushtet fëmijëve, dua ndihmë për kurimin e tyre

Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:50
Shkurte Imeri

Vetëm 25 km larg kryeqytetit, në një qoshe të Fushë Krujës mjerimi është ulur këmbëkryq.  Kamera e Report TV sjell këto pamje të njëjta si në mesjetë paçka se jemi në shekullin e 21. Shkurte Imeri jeton në një varfëri ekstreme. 23 vjeçarja bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël është në mëshirë të fatit. Gjithçka nisi kur prindërit iu ndanë nga jeta.

Për Shkurten, mendimi i parë për të shpëtuar nga vështirësitë  ishte martesa. “Burri” është shtylla e shtëpisë për të.  Nëse bashkëshorti do të ishte pranë saj, mbase Shkurtja do ta kishte më të lehtë të përballonte vështirësitë e jetës.

Si mos të mjaftonte varfëria që ka pllakosur familjen e saj, Shkurtja duhet të zgjidhë edhe problemin e radhës për të cilin ajo thotë se është edhe më i rëndë se varfëria. Dy sëmundje që kërkojnë kurim për  Klevisën, vajzën 1 vjeç  dhe Klajdin, djalin 2 vjeçar.

23 vjeçarja nuk mendon asnjë moment të vetëm për veten, por për dy fëmijët e saj. Biseda është prekëse, teksa ajo rrëfen dhimbjen kur nuk mund të plotësojë kërkesat e thjeshta të Klajdit, djalit të saj. Vetë Shkurtja nuk gjen rrugëzgjidhje, shpresat për të ndryshuar fatin e saj mbeten tek zemrat, mundësitë dhe bujaria e  shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat