Droga në makinën e Shefit të Drejtorisë së Kufirit, pezullohen edhe pesë punonjës

Shqipëria

Droga në makinën e Shefit të Drejtorisë së Kufirit, pezullohen edhe pesë punonjës

Më: 21 janar 2018 Në ora: 06:23
Edmond Çela

Pesë punonjës të tjerë janë pezulluar nga detyra, pak ditë pas zbulimit të një sasie heroine në makinën e Shefit të Hetimit në Kapshticë.

Personat e larguar së fundmi nga detyra, kanë qenë në shërbim ditën që ndodhi ngjarja e rëndë.

Droga u sekuestrua në një autobus, me targa AA390NY, që rezulton në pronësi të drejtuesit të lartë të policisë.

Pala shqiptare nuk arriti të konstatojë lëndën narkotike, të llojit heroinë, por u desh ndërhyrja e autoriteteve greke për të zbuluar gjithçka.

Droga siç mësohet ishte e fshehur në një vend të përshtatur në derën e drejtuesit e të mjetit, që u ndalua në kushtet e flagrancës dhe është marrë në pyetje.

Për ngjarjen, më herët është pezulluar edhe Shefi i Hetimit, Edmond Çela. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat