Sot dita e tretë e bisedimeve Bushati-Kotzias, dy ministrat dalin në komunikim të përbashkët

Shqipëria

Sot dita e tretë e bisedimeve Bushati-Kotzias, dy ministrat dalin në komunikim të përbashkët

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:37
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias

Nisi paraditen e sotme në Korçë, dita e tretë dhe e fundit e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Në përfundim të takimit pritet të ketë një komunikim të dy ministrave me mediat, ndërsa sipas axhendës, Kotzias largohet në mesditë nga Korça.

Takimi i të shtunës

Në një prononcim për mediat ministri Bushati u shpreh se bisedimet kanë qenë jo të lehta, por është bërë një progres i qenësishëm.

“Faleminderit për durimin deri tani. Na mirëkuptoni që këto janë bisedime jo të lehta dhe tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë. Janë rreth 70 vite histori. Mund t’ju them vetëm që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj që edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, deklaroi ministri Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat