Zbulohen 16 abonentë që vidhnin energjinë në Lezhë

Shqipëria

Zbulohen 16 abonentë që vidhnin energjinë në Lezhë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Grupet e Task – Forcës në rajonin e Shkodrës kanë zbuluar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në kontrollet e dy ditëve të fundit. Rastet e vjedhjes janë konstatuar kryesisht në Shkodër dhe Lezhë.

Nga kontrollet e kryera në 7 ditë, rezulton se janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë më akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Ndërkohë, vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rajoni i Shkodrës paraqet tregues larg objektivit të nivelit të humbjeve dhe arkëtimeve, ndaj thekson se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat