Tragjedia në Vlorë, shoqërohet në polici kunata

Shqipëria

Tragjedia në Vlorë, shoqërohet në polici kunata

Më: 21 janar 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Pas raportimit se në dy trupat e gjetur të karbonizuar nga zjarri u gjetën shenja dhune janë shoqëruar në polici kunata dhe vajzat e saj.

Ngjarja tragjike e ndodhur mesnatën e djeshmë në Vlorë ku nëna dhe djali humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën, duket se ka marrë një rrjedhë tjetër, ajo e një vrasje të qëllimtë.

Burime për “Neës 24” thonë se në dy trupat e djegur janë gjetur shenja dhunë. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë.

Po ashtu të njëjtat burime thonë se po bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor më i thelluar për të zbuluar nëse janë vrarë para se banesës ti vihej zjarri nëna dhe djali i saj 43 vjeç.

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike që i mori jetën nënë e bir në qytetin e Vlorës pak pas mesnatës së mbrëmshme.

Një nga të afërmit e dy personave ka treguar për “News 24” se si u gjetën trupat e pa jetë të shkrumbuar nga zjarri.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” ka deklaruar ai duke shprehur gjithashtu situatën tragjike në momentin e kontrollit në banesën e djegur.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 73 vjeç dhe djali i saj 43 vjeç.

Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat