Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën sot. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri studenten e Drejtësisë Ariela Murati 21 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Kurse djali ka qëlluar veten dhe ka mbetur i plagosur. Studentja nga Berati, por se jetonte në Fier u qëllua teksa shkonte te motra e saj.
Paraprakisht ka dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë refuzimi i dashurisë nga ana e vajzës. Kjo ngjarje tronditi kryeqytetin.