Kush është djali që vrau studenten në Tiranë…

Shqipëria

Kush është djali që vrau studenten në Tiranë…

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:23
Aldison Belulaj

Aldison Belulaj, kështu quhet djali 23 vjeç që ka vrarë studenten nga Berati gjatë ditës së sotme. Por kush është ai? Aldo, siç preferojnë që ta quajnë ka lindur në vitin 1995 dhe është autor i vrasjes që ka tronditur sot kryeqytetin.

Ai kishte ndaluar në rrugë vajzën që donte dhe që quhej Ariela Murati. Pasi e ka qëlluar, Ariela ka mbetur e vdekur në vend, kurse vetë Aldisoni ka qëlluar vetveten me pistoletë në gojë, duke mbetur i plagosur rëndë. Sa duket, së fundmi ai kishte nisur punë si infermier ose ishte në kurs për këtë profesion. Jeta e tij ka marrë një kthesë tragjike tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat