Si nisi njohja e dy të rinjve. Djali i kërkoi dorën vajzës, por familja e saj…

Shqipëria

Si nisi njohja e dy të rinjve. Djali i kërkoi dorën vajzës, por familja e saj…

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:35
Aldison Belulaj dhe Ariela Murati

Një dashuri e refuzuar që tashmë ka përfunduar në një tragjedi të vërtetë. Djali donte vajzën, por sa duket ishte dashuri tepër e njëanshme, pasi vajza nuk kishte ndjenja për të. Shtetasi Aldison Belulaj dhe shtetasja Ariela Murati kishin pasur njohje të hershme me njëri – tjetrin dhe mësohet se ata janë madje nga i njëjti fshat dhe i njëjti rreth. Të dy ishin nga Zharrëza e Patosit dhe po të dy kanë përfunduar shkollën në gjimnazin “Sotir Kapo” të fshatit në fjalë. Djali, tashmë 23 vjeç dhe në gjendje të rëndë për jetën ka ndjerë për vajzën dhe madje i ka dërguar edhe njerëz në shtëpi, mirëpo përgjigja ka qenë negative dhe i është thënë që të mos e shqetësojë më Arielën, pasi ishte kthyer në person i bezdisshëm.

Aldo, siç e quanin shkurt sa duket nuk ka mbajtur dot këtë lloj refuzimi dhe ka nisur të ndjekë Arielën. Kur kjo e fundit ka qenë sot duke shkuar te shtëpia e motrës në kryeqytet, Aldo e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me pistoletë, kurse më tej qëlloi veten me pistoletë në gojë, duke u plagosur rëndë. Të dy mësohet se kanë qenë nxënës të mirë, gjithashtu edhe Aldo, por sa duket kushtet e kanë bërë që të sillet në mënyrë agresive, duke e çuar deri te vepra e rëndë e vrasjes, shkruan gazeta Panorama. Djali kishte nisur së fundmi edhe punë si infermier, kurse vajza ishte nxënëse e shkëlqyer dhe jetonte me qira në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat