Tenderi i paracaktuari patentave. Si janë vendosur kriteret për ta marrë një kompani

Shqipëria

Tenderi i paracaktuari patentave. Si janë vendosur kriteret për ta marrë një kompani

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:23
Patenta

Nesër me 22 janar 2018, caktohet kompania fituese te cilës i jepet e drejta për të shtypur 150 mijë leje drejtimi, sipas kritereve te reja të vendosura nga autoritetet përkatëse.

Në dokumentin e prokurimit, është vendosur modeli i patentës me elementët specifikë të sigurisë dhe dizajnit. Sipas specialistëve të kësaj fushe, kriteret e vendosura nxjerrin automatikisht fituese vetëm një kompani, CETIS, nje kompani sllovene e cila e kishte fituar këtë tender edhe në vitin 2016.

Drejtoria përkatëse ka miratuar dizajnin e elementit të sigurisë Kingerame. Ky Design rezulton të jetë i regjistruar në emrin e CETIS dhe si i tillë kompanitë e tjera ne garë e kanë të pamundur ta përdorin përveç kësaj, brenda 90 ditëve siç është përcaktuar në kushtet e prokurimit, vetëm kompania e sipermenduar mund ta realizojë pasi e ka gati. Sipas specialistëve, për ta bërë efiçente konkurrencën e ndershme, i duhej lënë rreth 120 ditë kohë kompanive në mënyrë që të mund të arrijnë dizajnin e kërkuar. Në këtë mënyrë tenderin e fiton vetem kompania sllovene CETIS e cila e ka gati modelin, duke marrë kështu nga buxheti i shtetit rreth 43 milionë lekë të reja pa asnjë pengesë. Duke miratuar modelin që e ka vetem një kompani dhe duke vendosur një afat të cilin e arrin vetëm kjo kompani që i mbetet vetëm të shumfishojë patentat, institucioni përgjegjës shkel me të dyja këmbët parimin themelor të prokurimeve, atë të konkurrencës si edhe të trajtimit të barabartë të operatorëve, duke e paracaktuar fituesin.

Pjese nga dokumenti (te plote e gjeni tek faqja e Agjencise se Prokurimeve Publike)

DOKUMENTAT STANDARDE  TË PROCEDURËS SË HAPUR  MALLRA

“Blerje prokat leje drejtimi”

Referenca e prokurimit 015 38 1 16

2.2. Përshkrim i shkurtër i kontratës/marrëveshjes kuadër

Fondi limit: 787.125 (dyzetë e dy milion e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëzetë e pesë ) lekë pa TVSH.

Burimi i Financimit: Nga të ardhurat e brendëshme të Institucionit.

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje prokat leje drejtimi”.

  Nr. Emertimi  Njesia e matjes  Sasia

1  Prokat leje drejtimi    cope 150  000

3 Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:

Kohëzgjatja në muaj ??? ose ditë 90

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat