Vrasja për dashuri, familja i kishte kërkuar të riut të mos e ngacmonte më vajzën

Shqipëria

Vrasja për dashuri, familja i kishte kërkuar të riut të mos e ngacmonte më vajzën

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:31
Aldison Belulaj

Detaje të reja nga krimi i i rëndë në Tiranë, ku një studente e Drejtësisë humbi jetën pasi u qëllua nga një 23 vjeçar nga Fieri, teksa ky i fundit më pas tentoi të vetëvritej duke qëlluar dhe veten.

Mësohet se Aldison Belulaj dhe Ariela Murati janë banorë të fshatit Zharrës, bashkia Patos. Ariela me origjinë ishte nga Berati por jetonte në Zharrës.

Burimet bëjnë me dije se një javë më parë Aldison Belulaj ishte grindur me familjarët e tij, pasi ata i kishin kërkuar që të mos e shqetësonte më vajzën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Aldisoni dhe Ariela kanë qenë të dy nxënës  të shkëlqyer e shembullor në shkollën e mesme “Sotir Çapo ” në Zharrëz.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme para portës së Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Aldison Belulaj rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen Arjela Murati, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas Belulaj ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat