Flet fqinja e vajzës të vrarë në Tiranë: Ishte e shkëlqyer, nuk e dinim që…

Shqipëria

Flet fqinja e vajzës të vrarë në Tiranë: Ishte e shkëlqyer, nuk e dinim që…

Më: 21 janar 2018 Në ora: 21:15
Ariela Murati

Fqinja e studentes së drejtësisë, Ariela Murati 21 vjeç nga Zharrëza e Fierit që u vra sot nga studenti i Infermierisë Aldison Beluli 23 vjec ka rrëfyer se si e njihnin vajzën. Në një prononcim për “BalkanËeb”, fqinja e Ariela Muratit, Klodjana Tupa thotë se e ndjera ishte me nota të mira dhe nuk di të ketë pasur ndonjë lidhje.

Ajo shprehet se nuk e njeh 23-vjecarin dhe sot ka mësuar që ata kanë qenë në një gjimnaz bashkë në Fier. “Vajzat tona ishin shoqe me të ndjerën sepse janë rritur bashkë. Gjimnazin e kanë bërë bashkë këtu në Zharrëz. Edhe djali ishte nga Zharrëza. Unë sot e mora vesh që ishte djali ishte nga Zharrëza se unë nuk e njihja.

Vajza ishte me nota shumë të mira. Ne nuk kishim dëgjuar për marrëdhënien tyre dhe sot e kemi marrë vesh. Ne dhe me mamanë e vajzës jemi shoqe dhe ajo nuk na ka thënë gjë”- thotë fqinja e 21-vjeçares së ndjerë.

Ndërkohë në banesën e të ndjerës në Fier nuk ka asnjeri, pasi të afërmit e saj janë nisur në Tiranë për tërheqjen e trupit të vajzës. Ngjarja ndodhi sot pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe paraprakisht dyshohet se shkak ishte kërkesa për lidhje nga ana e djalit, por e refuzuar nga vajza. Autori pasi ka qëlluar me 5 plumba ndaj Ariela Muratit ka plagosur edhe veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat