Basha me deputetët: Ditën e enjte duhet ta shfrytëzoni për ...

Shqipëria

Basha me deputetët: Ditën e enjte duhet ta shfrytëzoni për ...

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:10
Lulzim Basha

"Seanca parlamentare e të enjtes të shfrytëzohet për thirrje për protestën e 27 janarit". Kjo ka qenë porosia e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar këtë të hënë.

Basha ka kërkuar nga deputetët të denoncojnë fort në foltoren e Kuvendit krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta të shtetit.

PD dhe LSI kanë thërtitur një protestë në Tiranë përpara Kryeministrisë ditën e shtunë me kauzë kthimin e kushtetutshmërisë së Kuvendit, krimin, korrupsionin dhe varfërinë.

Lëvizjet e opozitës vijnë pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku seancën e 18 dhjetor 2017, ku sipas PD dhe LSI u shkel rëndë kushtetuta dhe u minua besimi te drejtësia.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat