Mesazhi prekës i shokut të Arielës: Kjo tokë që s’mund të gëzojë dot juristen e shkëlqyer

Shqipëria

Mesazhi prekës i shokut të Arielës: Kjo tokë që s’mund të gëzojë dot juristen e shkëlqyer

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:29
Ariela Murati dhe Aldison Beluli

Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, ka publikuar një mesazh në rrjetin social për studenten 21-vjeçare të fakultetit të Juridikut e vrarë dje në Tiranë, Ariela Murati.

 “Jemi të gjithë pa fjalë dhe zemërthyer për ty!” shkruan Pojana për studenten që sot u përcoll në banesën e fundit.

Mesazhi

Paqe për shpirtin tënd Ariela Murati!

Na le pas si kujtim buzëqeshjen e një shpirti të bukur dhe dhimbjen e madhe që shkakton padrejtësia!

Jemi të gjithë pa fjalë dhe zemërthyer për ty!

Lutje të madhit Zot për të mëshiruar e për ta lehtësuar dhimbjen e tmerrshme tek familjarët, të afërmit e miqt e tu!

Lamtumirë shoqe!

Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke që s’mundi ta gëzojë dot juristen e shkëlqyer dhe vajzën plot vlera së cilës ju këputën me mizorinë e urrejtjes dhe kurrsesi jo me verbërinë e dashurisë ëndrrat për jetën, ashtu sic këputet një trëndafil në kopështin plot lule!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat