I jepet lamtumira e fundit Ariela Muratit

Shqipëria

I jepet lamtumira e fundit Ariela Muratit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:53
Alsidon Belulaj dhe Ariela Murati

U përcoll sot për në banesën e fundit 21-vjeçarja e cila u vra nga ish-shoku i klasës që kishte rënë në dashuri me të. Ajo u qëllua me një plumb në kokë përpara Fakultetit të Mjekësisë. Nga plagët që ka marrë, studentja e Mjekësisë ka ndërruar jetë në vend.

Ariela ishte studente e ekselencës dhe u përcoll në banesën e fundit nga miq dhe të afërm të saj. “Panorama” mëson se Ariela, në momentet që është vrarë me pistoletë nga ana e 23-vjeçarit Alsidon Belulaj ka qenë me motrën dhe me kushërirën. Këta të fundit kanë ecur pak më përpara, kurse ajo vetë ishte lënë të negocionte me djalin. Ky i fundit në një moment ka nxjerrë pistoletën që mbante me vete, ka qëlluar vajzën në kokë dhe më pas edhe veten. Krimi i rëndë ka tronditur banorët e Zharrëzës, Tiranën dhe mbarë Shqipërinë, kurse familjarët e saj kanë thënë se nuk do ta falin këtë ngjarje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat