Telenovela e “ushtarit grek”/ Demiraj: Është italian, shihni gradën

Shqipëria

Telenovela e “ushtarit grek”/ Demiraj: Është italian, shihni gradën

Më: 22 janar 2018 Në ora: 19:50
Në fshatin Dragot të Tepelenës kanë filluar gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.

Kolonel Dritan Demiraj thotë se ushtarët italian po varrosen për grek në Shqipëri.

Ish-komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, Demiraj ka reaguar lidhur me varrin e ‘ushtarit grek’ të gjendur në Dragot të Tepelenës. Ish-ministri i Brendshëm, Demiraj thotë se grekët vazhdojnë ende të pompojnë historitë e gënjeshtrave.

“Bëhet fjalë për varrin e një ushtari italian, dhe kjo është e qartë si nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon, deklaroi Demiraj në një prononcim për Politiko.al

Në fshatin Dragot të Tepelenës kanë filluar gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.

Por tabela që ka mbajtur ushtari, eshtrat e të cilit janë zbuluar sot, ngre dyshime për kombësinë e tij. Numrat dhe shkronjat janë në alfabetin latin, ndërsa grada është e shkruar në italiasht “caporale”, që në shqip përkthehet “tetar”( Grada më e ulët, e cila i jepet atij që komandon një skuadër). Ndërkohë mbiemri i ushtarit është Greco, shumë i përdorur në Itali, por që nuk mungojnë as rastet e përdorimit në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat