“Profesor do bëhemi kolegë një ditë”, flet pedagogu i studentes që u vra - Bota Sot
“Profesor do bëhemi kolegë një ditë”, flet pedagogu i studentes që u vra

Shqipëria

E martë, 18 shtator 2018

“Profesor do bëhemi kolegë një ditë”, flet pedagogu i studentes që u vra

Më: 22 janar 2018 Në ora: 21:48
Ariela Murataj

Një ditë më parë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 23-vjecari nga Zharrëza e Fierit Aldison Belulaj vrau me armë zjarri studenten e Drejtësisë Ariela Murataj 21 vjeç dhe më pas plagosi veten, pasi 21-vjecarja ka refuzuar të lidhej me të.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur në emisionin “Studio e Hapur” në News24 pedagogu i të ndjerës, Erlis Hereni. Ai tha se ajo ishte një vajzë e shkëlqyer dhe me mesatare mbi 9. Pedagogu i juridikut tha se nuk kishin dijeni si staf pedagogjik se vajza përndiqej dhe sipas tij nuk beson se ngjarja është krim pasioni.

“Ajo ishte një vajzë me një mesatare mbi 9 dhe mund të kishte dhënë kontribut në sistemin e drejtësisë. Mbaj mend se ajo më thoshte pse jo profesor mund të bëhemi kolegë një ditë. Ajo vinte nga një fshat dhe luftonte për të arritur objektivat e saj. Në lëndën time i kam dhënë notën maksimale. Nuk kishim informacion se ajo përndiqej dhe kishte probleme të tilla. Nuk është krim pasioni dhe hetimet do thonë më shumë se kaq. Kjo besoj se ka lindur për një situatë të momentit. E ndjera duket sikur e kishte parashikuar këtë pasi kishte bërë edhe një status ku thoshte se armët nuk i vrasin njerëzit”- tha pedagogu Erlis Hereni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test