Deputetja e Fierit: Përcollëm sot në qiell bashkë me Arielën një pjesë të vetes sonë - Bota Sot
Deputetja e Fierit: Përcollëm sot në qiell bashkë me Arielën një pjesë të vetes sonë

Shqipëria

E premte, 22 qershor 2018

Deputetja e Fierit: Përcollëm sot në qiell bashkë me Arielën një pjesë të vetes sonë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:29
Ariela Murataj

Deputetja e PS-së në qarkun e Fierit Antoneta Dhima ka reaguar për vrasjen e 21-vjeçares Ariela Murataj ditën e djeshme.

Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Dhima thotë se nga qielli ajo do të na mësojë se nuk ka mision më të rëndësishëm se jeta e fëmijëve tanë

“Përcollëm sot në qiell bashkë me Arielën një pjesë të vetes sonë: dashurinë pa fund, sakrificat sublime, shpresën dhe dëshirën e madhe të çdo prindi që fëmijët të jenë si Ariela, po kurrë këtë fat të kobshëm. 

Nga qielli do na mësosh, se nuk ka mision më të rëndësishëm se jeta e fëmijëve tanë!

U prefsh në paqe, Ëngjëll!”, -shprehet ajo.

21-vjeçarja u qëllua ditën e djeshme me një plumb në kokë nga Aldison Belulaj, pasi e reja nuk kishte pranuar të lidhej më të.

Pasi ka qëlluar për vdekje Arielën, ai ka kthyer armën nga vetja duke u qëlluar në kokë, ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test