“Të isha jashtë e kisha vrarë si Aishen”, gazetarja tregon kërcënimin me jetë nga i burgosuri

Shqipëria

“Të isha jashtë e kisha vrarë si Aishen”, gazetarja tregon kërcënimin me jetë nga i burgosuri

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:29
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se është kërcënuar me jetë nga Shaban Norja 80 vjeçari që është i dënuar me burgim të  përjetshëm pasi vrau në mënyrë mostruoze 18 vjeçaren Aishe Vatan ë vitin 2012. Lala ka treguar në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin se ai kishte deklaruar pas intervistës që ajo kishte bërë 4 vite  më pas se do ta kishte vrarë edhe atë.

“Pas intervistës që unë bëra me të, ai kishte thënë se si më nxori mua jo kështu, po të isha jashtë do ta kisha vrarë si këtë që vrava. Ndjeva frikë në fillim, por më pas duke menduar se është në burgim të përjetshëm dhe nuk pata frikë. Nuk pata frikë edhe sepse jam një femër e lirë, por edhe sepse kam denoncuar një fenomen shqetësues, kam nxjerrë me zë dhe me figurë një person që tregon makabritetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat