Kotzias informon BE-në: Me Shqipërinë ramë dakord për çështje të pazgjidhura që 70 vjet

Shqipëria

Kotzias informon BE-në: Me Shqipërinë ramë dakord për çështje të pazgjidhura që 70 vjet

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:51
Edi Rama dhe homologu i tij grek

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar sot në Bruksel se Greqia dhe Shqipëria kanë bërë hapa të mëdhenj në bisedimet për çështjet dypalëshe të zhvilluara këtë fundjavë në qytetin e Korçës.

Kotzias ka theksuar se ka informuar kolegët e Bashkimit Europian që janë tepër të interesuar për ecurinë e Shqipërisë, për takimin e Korçës si dhe atë të Kretës, duke i cilësuar negociatat si të suksesshme.

“Ramë dakord për çështje për të cilat kishte mosmarrëveshje dhe ishin të pazgjidhura për 70 vjet dhe kjo ka sjellë edhe si rezultat takimin që do të kenë në Samitin e Davosit të Zvicrës pasnesër kryeministrat Tsipras dhe Rama”, ka thënë Kotzias, përcjell Top Channel.

Ai deklaroi se e vlerëson shumë faktin që më në fund qeveria shqiptare vazhdon me hapa të guximshme për të përmbushur ato për të cilat është rënë dakord, ashtu siç duhet të bëjë edhe pala greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat