Në Shqipëri, 0.08% e kompanive marrin 35% të fitimeve në ekonomi

Shqipëria

Në Shqipëri, 0.08% e kompanive marrin 35% të fitimeve në ekonomi

Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:24
Ilustrim

Përqendrimi i lartë i pasurisë në pak duar ishte shqetësimi kryesor që po diskutohet në Forumin Ekonomik të Davosit, teksa një raport i fundit i Oxfam International konstatoi se 82% e pasurisë së krijuar në vitin 2017 shkoi në duart e 1% më të pasurve. Raporti i Oxfam tha se tendenca tregon që ekonomia globale po shkon në favor të të pasurve, duke shpërblyer pasurinë, në vend të punës.  “Bumi i milionerëve nuk është një shenjë e një ekonomie në lulëzim, por një shenjë e një dështimi të sistemit ekonomik,” tha Winnie Byanyima, drejtore ekzekutive e Oxfam International.

Po në Shqipëri?! Pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Rritja gjithëpërfshirëse dhe raporti i zhvillimit” për 2018. Pabarazia neto e të ardhurave i cilësuar ndryshe si treguesi GINI ka pësuar rritje me 7.7 për qind, në pesë vitet e fundit sipas raportit, duke u gjitur në 38.4%. Forumi raporton gjithashtu se varfëria ka ardhur në rritje. Sipas raportit, shqiptarët që jetojnë në varfëri u rriten me 0.7 për qind dhe norma e varfërisë ka arritur në 6.8%.  Për vendet në zhvillim, ky tregues llogaritet si përqindja e popullsisë që jeton më pak se 3.1 dollarë në ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat