Vdekje e mistershme në Greqi, shqiptari hidhet nga kati i pestë i hotelit

Shqipëria

Vdekje e mistershme në Greqi, shqiptari hidhet nga kati i pestë i hotelit

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Një shqiptar është vetëvrarë në rrethana të mistershme në Greqi. Mësohet se 42-vjeçari kishte hyrë mbrëmë në një hotel, por nuk kishte marrë asnjë dhomë si klient.

Ai mundi t’i shpëtojë recepsionistes duke u ngjitur në katin e pestë, prej nga u hodh duke gjetur vdekjen. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën 7, Marika Kotopouli rreth orës 22:10 në mbrëmje.

Pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42-vjeçari u ngjit në katin e 5 dhe u hodh.

 

Nga mediat greke ka raportime se të ndjerit iu gjet një çantë me para, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia, që po vijon hetimet mbi rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat