Fundi tragjik i Ariela Murataj, studentët e Drejtësisë marshojnë drejt vendit të ngjarjes - Bota Sot
Fundi tragjik i Ariela Murataj, studentët e Drejtësisë marshojnë drejt vendit të ngjarjes

Shqipëria

E premte, 22 qershor 2018

Fundi tragjik i Ariela Murataj, studentët e Drejtësisë marshojnë drejt vendit të ngjarjes

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:47
Ariela Murataj

Pas vdekjes së 21 vjeçares nga Fieri, Ariela Murataj, e cila u qëllua për vdekje nga 23 vjeçari Aldison Belulaj për shkak të një dashurie të mohuar, shokët e saj, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë do të marshojnë ditën e sotme në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme studentët e Drejtësisë pezulluan mësimin dhe shkuan në shtëpinë e Arielës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sot ata do të marshojnë nga fakulteti i Drejtësisë deri në vendin ku u vra Ariela, tek rruga e Dibrës, pranë fakultetit të Mjekësisë.

Ditën e dielë Aldison Belulaj shtiu 5 plumba mbi trupin e Arielës, ndërsa më pas qëlloi edhe veten.

Ai po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test