Familjarët e Aldisonit nuk pranohen në varrim, frikë nga gjakmarrja

Shqipëria

Familjarët e Aldisonit nuk pranohen në varrim, frikë nga gjakmarrja

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:59
Varrimi

Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit, Ariela Murati, 21 vjeçarja nga Fieri që u vra me 5 plumba nga Aldison Belulaj si shkak i një dashurie të mohuar.

Ceremonia e varrimit u bë në fshatin e saj, në Zharrzë të Fierit.

Pjesë e ceremonisë mortore u bënë miq, të afërm dhe shokët e fakultetit të Drejtësisë ku studionte Ariela.

Familja e Aldisonit nuk u pranua të merrte pjesë në përcjelljen e fundit, ndërsa tashmë ata i druhen edhe një hasmërie nga ana e familjes së vajzës.

Teksa familjes iu refuzua të merrnin pjesë në varrim, Aldisoni lufton ende me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat