Vrasja e Arielës zbardhen detaje të reja nga historia e çiftit. Ja me sa plumba ishte qëlluar

Shqipëria

Vrasja e Arielës zbardhen detaje të reja nga historia e çiftit. Ja me sa plumba ishte qëlluar

Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:13
Aldison Belulaj dhe Ariela Murati

Zbardhen detaje të reja për historinë mes studentes së juridikut, Ariela Murati, 21 vjeç dhe studentit të Infermierisë, Aldison Belulaj, 23 vjeç.

Të rinjtë, të dy nga fshati Zharrës mësohet se kishin qenë të lidhur së bashku për 4 vite rresht, por vetëm 2 muaj më parë ata ishin ndarë nga njëri-tjetrin.

Kjo ndarje nuk ishte pranuar nga Aldisoni i cili siç duket kërkonte të martohej me studenten 21-vjeçare.

Pikërisht ky mos pranim kishte bërë që 23-vjeçari Belulaj të këmbëngulte që ata të vazhdonin lidhjen e ta konkretizonin në fejesë.

Ai vazhdonte të telefonte 21-vjeçaren Murati, duke e detyruar këtë të fundit që para 10 ditësh të ndërronte edhe numrin e telefonit. Duket se këto veprime e kanë bërë situatën edhe më të rëndë, duke sjellë edhe krimin makabër.

Burimet nga policia thanë se Ariela Murati ishte qëlluar me 4 plumba, të cilët e kishin goditur në kokë, këmbë dhe dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat