Berisha ‘kërcënon’ Ramën: Së shpejti do shihni dokumente që do trondisin qeverinë

Shqipëria

Berisha ‘kërcënon’ Ramën: Së shpejti do shihni dokumente që do trondisin qeverinë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:24
Sali Berisha

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tonight” në News 24 foli për protestën që pritet në dt 27 Janar.

Sakaq, Berisha paralajmëroi se qytetarët së shpejti do të shohin dokumente dhe marrëveshje të firmosura që vërtetojnë se kjo qeveri është e implikuar në korrupsion.Deklarata e Berishës gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare:
“Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë që tani, me ato që po u bën shqiptarëve. Po bën vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.

Vetëm afera e fundit e plehrave është aferë katastrofale. Do shihni shumë shpejt dokumente, do shihni marrëveshje të firmosura. Dje i rrahën në fshatin e Fierit, sepse kanë mbushur xhepat dhe do tu ndërtojnë fabrikën e helmit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat