Dogji kartona për t'u ngrohur afër Parlamentit, një i pastreh alarmon policinë

Shqipëria

Dogji kartona për t'u ngrohur afër Parlamentit, një i pastreh alarmon policinë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 23:21
Ilustrim

Një i pastrehë ka alarmuar policinë në Tiranë.

Ai ka djegur disa kartonë për tu ngrohur, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje afër godinës së Parlamentit, aty ku sot deri në orët e vona është zhvilluar edhe seanca plenare.

Si për ironi të fatit , ky i pastrehë që ishte shtrirë në rrugë nuk i ka bërë përshtypje asnjë politikani të veshur me veshe firmato e ma makina luksoze, derisa si rrugë të vetme për të mbijetuar kishte zgjedhur djegien e kartonëve.

Aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ka postuar këtë foto, ku duket policët e armatosur që marrin në pyetje personin e pastrehë, ndërsa jep edhe një mesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat