Djali që vrau në emër të dashurisë në koma të pakthyeshme...pritet një mrekulli!

Shqipëria

Djali që vrau në emër të dashurisë në koma të pakthyeshme...pritet një mrekulli!

Më: 26 janar 2018 Në ora: 10:56
Aldison Belulaj

Aldison Belulaj, 23-vjeçari i cili një javë më parë vrau me armë 21-vjeçaren Ariela Murati pas refuzimit të dashurisë prej saj, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët thonë se plumbi me të cilin ai qëlloi veten në kokë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë., e ka futur djalin në një gjendje kome të pakthyeshme. Balkanweb shkruan sot se Aldisoni mbahet në jetë me aparatura. Në këto kushte, mjekësisë i mbetet vetëm të presë një reagim nga ana e 23-vjeçarit, pasi asnjë ndërhyrje nuk mund të bëhet.

Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk është nevoja për shkak të gjendjes së rëndë të 23-vjecarit.

Aldison Belulaj qëlloi me armë duke e e lënë të vdekur në vend, Ariela Muratin, studente e juridikut në Tiranë, të cilën e kishte dashuruar prej kohës së gjimnazit ku mësonin të dy në Zharrëz të Fierit. Të dy nga fshati Dukas, kishin pasur konflikte dhe kërcënime të vazhdueshme, pasi djali donte të kishte një lidhje me Arielën. Ditën e krimit, kur 21-vjeçarja ishte nën shoqërinë e motrës dhe kushërirës së saj, Belulaj u preu rrugën pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, dhe në një skenë të tmerrshme nën lutjet e të resë për të mos e vrarë, i riu qëlloi me armë ndaj saj. Më tej, në kushte të rënduara psikologjike ai qëlloi edhe veten menjë plumb në kokë. Prej asaj dite ai ndodhet në koma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat