Kërcënoi 35 vjeçaren për borxhin që i kishte marrë, i moshuari përfundon në pranga

Shqipëria

Kërcënoi 35 vjeçaren për borxhin që i kishte marrë, i moshuari përfundon në pranga

Më: 26 janar 2018 Në ora: 21:01
Ilustrim

Një 64-vjeçar ka kërcënuar një 35-vjeçare nga Tirana, pasi pretendonte se kjo e fundit nuk i ka kthyer një borxh.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar policia sqaron se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet LL.M, materialet për të cilin i janë referuar prokurorisë së Kurbinit.

"Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin LL.M, vjeç 64, banues në fshatin Gurës, pasi dyshohet se, për një borxh të palikujduar, ka kanosur me fjalë shtetasen M.M, vjeç 35, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.", thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat