Berisha flet pas protestës: Nga sot, Edi Rama është një kufomë e pakallur

Shqipëria

Berisha flet pas protestës: Nga sot, Edi Rama është një kufomë e pakallur

Më: 27 janar 2018 Në ora: 14:14
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur pas protestës së opozitës, duke folur shkurt por me mesazhe të forta.

Sipas Berishës, nga sot, Kryeministri Edi Rama është thjesht një kufomë e pakallur. 

Berisha ka deklaruar se 27 janari i sotëm është qartësisht një shfaqje e vullnetit të Shqipërisë për të larguar Ramën dhe për të varrosur 25 qershorin e zgjedhjeve, të fituata nga Rama përmes krimit.

“Sot më 27 Janar me vullnetin e tyre të lirë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë varrosën 25 qershorin, ditën e triumfit të krimit dhe narkozgjedhjeve. Ikën zgjedhejt, Edi Rama është kufomë e pakallur”,- tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat