Nga Patozi tek Bode, “garda” e vjetër e PD-së që iu bashkua protestës, ja kush mungoi

Shqipëria

Nga Patozi tek Bode, “garda” e vjetër e PD-së që iu bashkua protestës, ja kush mungoi

Më: 27 janar 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga protesta në Tiranë

Opozita shqiptare mbajti sot një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qëllimi i saj ishte rrëzimi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Ajo që ra në sy ishte fakti se përveç mbështetësve të PD-së, LSI-së dhe populli i thjeshtë, pjesë e saj u bënë edhe kundërshtarët Lulzim Bashës brenda partisë.

Edhe pse u lanë jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit, demokratët si Astrit Patozi, Ridvan Bode, Besnik Mustafaj, Igli Cara iu bashkuan protestës.

Po ashtu pjesë e saj ishin edhe ish-deputetet Albina Deda, Arbjola Halimi, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj.

Në një prononcim për mediat, Astrit Patozi u shpreh se kishte marrë pjesë si mijëra demokratë apo opozitarë të tjerë që kanë një manifestim kundra qeverisë.

“Ka 1000 arsye sot që kjo qeveri të largohet por edhe sikur të kishte 1 unë prap do të isha këtu sepse ky është vendi im. E rëndësishme është që kjo më shumë se protestë e një partie apo e disa partish politike, do të jetë protestë qytetare.

Në rast se kjo do të jetë e tillë, do ta marrë këtë mision përsipër sigurisht që do të jetë e pandalshme, një ortek i pandalshëm që do ta detyrojë këtë qeveri të largohet. Uroj që shumë që kjo të ndodhë.

Unë jam një ndër protestuesit dhe më duket që është në protestë masive, një protestë e mirë por për çështje numrash nuk preferoj të flas sepse duhet të jetë dikush tjetër i paanshëm që të plasë për numrin e protestuesve, për shembull siç jeni ju, siç është shtypi”, tha Patozi.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e figurave të tjera në konflikt me Lulzim Bashën si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami apo Eduard Selami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat